Artistë tregojnë momentet e fundit me Kabashin, Qirjako: Ulërita kur e mora vesh
Artisti Mirush Kabashi ndërroi jetë me 5 dhjetor 2023 pas një lufte të gjatë me një sëmundje të rëndë.
Euronews Albania nëpërmjet emisionit “Profil” i ka kushtuar një dokumentar, ku artistët kujtojnë me mall kolegun e mikun e tyre të ndjerë.
Këngëtarja Irini Qirjako theksoi se iku një thesar i artit shqiptar ndërsa tregoi dhe se si e mori vesh lajmin e vdekjes së Kabashit.
“Iku një artist, kollos i skenës. Unë e kisha mik të shtrenjtë. Ishim gjithmonë bashkë. Ai ishte njeri i drejtë i ndershëm, donte gjithmonë vetëm të vërtetën, Ishte një thesar i artit shqiptar. E mora vesh në televizor. Kam uluritur. Nuk doja ta besoja por unë e dija që ai vuante që ishte i sëmurë. Kishte kaq kohë që vuante. Nuk e dublonte askush tjetër”- u shpreh ajo.
Sakaq aktori Ndriçim Xhepa u shpreh : Kam pnuar në film me Mirushin. Kujtoj që Mirushi ishte një aktor vërtetë i veçantë me talentin e tij. Ishte aktor shumë punëtor, me një sedër dhe një angazhim të jashtzakonshme.
Ndërsa Federik Ndoci theksoi se Mirush Kabashi lindi për të qenë i madh dhe kështu do të mbetet.
“Ne njiheshim para se të vinte te filmi. Mirushi ka qenë pjesë e pëlqimit tonë që në hapat e parë në kinomotografi. Mirushi kishte një mjeshtri aktori shumë natyrale që të hynte në zemër. Ai ka lindur me qenë i madh dhe kështu do të mbetet. Do të kujtohet si njeri i madh”-theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë