“Vuçiç drejton një parti-shtet”/ Mustafi: Përdor sistemin social gjatë fushatës

10 Dhjetor 2023 | 17:07

Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi teksa ka folur për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Serbi u shpreh se presidenti serb Aleksandër Vuçiç drejton një parti-shtet.

Në një intervistë për Euronews Albania ai theksoi se mVuçiç për fushatën zgjedhore përdor sistemin social.

Mes tjerash ai nënvizoi se Vuçiç nuk do të jetë fitimtar i dikurshëm

“Qeveria nuk do të jetë ajo që ka qenë pas zgjedhjeve të fundit dhe nuk do të jetë ajo qeveria para 5 vitesh. Mendoj se Vuçiç është futur në një spirale të reagimit qytetar, ndaj qeverisë së tij, përkatësisht është kthyer në një parti-shtet e cila determinon në jetën publike e politike në Serbi. Nga ana tjetër kemi një opozitë ku janë bërë bashkë 5 subjekte politike dhe ka dhe subjekte të tjera opozitare që garojnë të vetme dhe është një nga problemet që mund të ballafaqohen. Në zgjedhjet e kaluara, Vuçiç humbi por megjithatë ai arriti të bëjë një koalicion me parti të tjera për ta mbajtur partinë në pushtet. Por këtë herë Vuçiç nuk do të jetë fitimtar i dikurshëm.

Vuçiç në mënyrë të vazhdueshme përdor sistemin social për të subvencionuar pensionistët, studentëtb dhe ndodh që kohën para zgjedhjeve ai e shfrytëzon për të ndarë mjete nga buxheti i shtetit për qytetarët që janë tek kategoria sociale”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026