Vidhet karburanti në Tiranë, pamjet kur persona me kapuç kërcënojnë punonjësin

11 Dhjetor 2023 | 10:48

Një pikë karburanti, në Selitë, ka rënë pre e një grabitjeje dhe dhunë në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara nga policia e Tiranës, dy të rinj janë afruar në pikën e karburantit për të mbushur me naftë mjetin, kur në një moment njëri prej tyre ka dalë jashtë dhe ka grabitur me dhunë punonjësin.

Falë veprimeve intensive hetimore, janë arrestuar 2 autorët e dyshuar.

Policia ka sekuestruar një mjet prerës thikë, një përforcues grushti, veshjet dhe automjeti që autorët e dyshuar kanë përdorur për të kryer krimin.

“Në këtë kuadër është finalizuar operacioni policor i koduar “Selita”, si rezultat i të cilit u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i dy autorëve të dyshuar, shtetasve: A. L., 22 vjeç dhe K. L., 21 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 09.12.2023, rreth orës 01:40, janë afruar në një karburant në Selitë, dhe shtetasi A. L., ka zbritur nga automjeti. Shtetasi K. L. është afruar për të furnizuar automjetin me karburant, ndërsa shtetasi A. L. i ka vjedhur me dhunë punonjësit të karburantit, xhiron ditore”, thueht në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026