Ndryshim në 24 orë, emërimi i Setien në krye të Barcelonës si një ëndërr

15 Janar 2020 | 15:10

Realizim i një ëndrre. Kështu mund të cilësohet emërimi i Quique Setien në stolin e Barcelonës. Tekniku kaloi nga fushat Liencres në fushën e Kamp Nout aty ku do këtë mundësinë të stërvitë disa nga futbollistët më të mirë në botë. 

“Dje isha duke ecur bashkë me lopët në vendin tim ndërsa tani jam në krye të Barcelonës, duke stërvitur futbollistët më të mirë në botë”, është shprehur Setien.

Jeta e teknikut mori një kthesë të fortë në vetëm 24 orë. Nga rehatia që kishte me parë, tashmë ka në dorë mundësinë për të shkruar historinë më një ekip fantastik si Barcelona.

Gazeta spanjolle MARCA u hap me një foto dhe titull mjaft interesant. “FUTBOLLI ËSHTË SI QUMËSHTI”, shkruan e përditshmja spanjolle duke pasqyruan në një farë mënyre rutinën që Quique Setien bënte para se të ulej në krye të stolit  të katalansve.

Tashmë nis sfida e vërtetë për teknikun i cili firmosi në kontratë për 2 vjet e gjysmë dhe të gjithë presin nga ai që ti rikthejë barcelonës identitetin e saj pasi filozofia e tij e futbollit bazohet në mbajtjen dhe qarkullimin e topit.

Në letër Setien duket njeriu ideal për stolin e kampionëve të spanjës. Tashmë mbetët për t’u parë se si do të sillet skuadra në fushën e lojës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026