Zlatan Ibrahimoviç rikthehet tek Milani

11 Dhjetor 2023 | 15:29

Milani po zhvillon një sezon me shumë luhatje në kampionatin Italian, ndërsa diçka e tillë është pasqyruar dhe në Ligën e Kampionëve. Kuqezinjtë janë në prag eliminimi nga Champions, ndërsa në kampionat rrezikojnë kupat e evropës për vitin e ardhshëm. Në këtë pikë, kthesa duket e vështirë, ndaj pronari i ekipit ka vendosur të rikthejë yllin suedez Zlatan Ibrahimoviç.

Sulmuesi i cili vetëm pak muaj më parë vari këpucët në gozhdë, ka vendosur të rikthehet për herë të tretë në San Siro, por tanimë jo si futbollist. Ai do të jetë këshilltar i pronarit të ekipit Gerry Cardinale. Ish-futbollisti ka marrëdhënie shumë të mira me stafin dhe trajnerin Pioli, me të cilin do të ketë kontakte të drejtpërdrejta në menaxhimin e skuadrës.

Misioni i tij në këtë rikthim është forcimi i marrëdhënieve lojtar-trajner, si dhe sheshimi i mosmarrëveshjes që prej muajsh ka pushtuar kampin kuqezi. Kujtojmë se që prej shkarkimit të Maldinit, situata tek 7 herë fituesit e Champions nuk është njësoj. Suedezi pritet të rikthejë frymën pozitive në grup, dicka të cilën arrinte ta bënte ne mënyrë perfekte dhe si lojtar, teksa ka fituar 2 herë kampionatin po me Milanin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026