Kryeinfermierja heroinë, prej 35 vjetësh iu shërben banorëve të Iballës
Prej 35 vitesh, me çantën e mjekut në dorë, Xhevahire Sokoli çan borën në Malësinë e Iballës, për t’u ardhur në ndihmë banorëve që kanë nevojë për ndihmë mjekësore.
Thellë në malësinë e Fushë-Arrëzit shtrihet njësia administrative Iballë.
Dëbora është një fenomen i zakonshëm për këtë zonë e që në fund të vjeshtës, banorët marrin masat për të siguruar ushqim për dimrin e egër.
Nëse dikur Iballa numëronte më shumë se 400 familje, sot jo më shumë se 80 të tilla banojnë në fshat. Rrugët janë të zbrazëta ndërsa është e vështirë të shikosh këmbë njeriu.
Në hyrje të fshatit, Euronews Albania takoi Xhevahire Sokolin, kryeinfermieren e Iballës. Së bashku me ndihmësen e saj, prej më shumë se tre dekadash kujdesen për shëndetin e banorëve të malësisë duke rrezikuar shpesh herë dhe jetën e tyre .
Një rutinë e tillë përsëritet çdo ditë ndërsa më e vështirë bëhet ndihma kur rrugët pushtohen nga dëbora. Gëzimi më i madh për infermieren është ardhja në jetë e një fëmije , ndonëse ka shumë vite që fshati është shpopulluar .
Të infektuar me COVID-19 ka pasur dhe në Iballë , të cilët infermierja i ka kuruar shtëpi më shtëpi .
Ndonëse sot 58 vjeçe dhe pjesën më të madhe e ka kaluar në shërbim të kësaj zone, nuk njeh pendesë por shprehet se kënaqësia më e madhe është falënderimi i pacientëve të shëruar.
Në ftohtësinë e malësisë së Iballës, na ngrohu thjeshtësia dhe përkushtimi i heroinës 58-vjeçare e cila çdo ditë shërbente me përulësi për ata pak banorë që zgjodhën të mos e braktisin Malësinë.
Lexoni gjithashtu:
Iballa pa qendër shëndetësore, godina është rrënuar edhe pse u ndërtua para 20 vjetësh
Kriza humanitare në Jemen, OKB organizon konferencë donatorësh për të ndihmuar 16 milionë njerëz
Pasaporta e gjelbër e COVID-19 që lejon lëvizjen e qytetarëve, shkakton debate në BE
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 19:43 Nis marshimi, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:33 Tërmeti në Venezuelë, rritet në 1,430 numri i viktimave. Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit
- 19:31 Aleksandër Vuçiç njofton dorëheqjen: Do të jem president vetëm për disa javë
- 19:21 Venezuela hap linjë telefonike emergjente për të raportuar persona të zhdukur ose për të kërkuar ndihmë
- 19:20 Kupa e Botës 2026, cilat skuadra të vendeve të treta do të kalojnë në fazën e eliminimit direkt?
- 19:04 Izraeli urdhëron ushtrinë të përgatitet për ‘qëndrim të zgjatur’ në Libanin jugor