Debati për ambasadën në Jerusalem, Berisha: Dëmton Kosovën, Turqia synon të forcojë pozita në Ballkan

2 Mars 2021 | 07:14

Anton Berisha, ish-zv.ministër i Jashtëm i Kosovës tha për Euronews Albania se çdo tentativë për të rishikuar çështjen e ambasadës në Izrael nga ana e qeverisë Kurti dëmton Kosovën në rafshin e politikës së jashtme dhe në përpjekjet e saj shumëvjeçare për t’u njohur si shtet i pavarur.

Sipas tij, njohja nga Izraeli është një nga hapat më të rëndësishëm të Kosovës në vitet e fundit, dhe u bë e mundur vetëm falë ndikimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Çdo tentativë për të rishikuar ambasadën në Palestinë synon të tentojë qëndrimin e Izraelit. Mund të ndodhë edhe çnjohja. E dëmton Kosovën. Dëmtimi ka ndodhur, qëndrimi i Palestinës është që Kosova është pjesë e Serbisë ndërsa i Izraelit që Kosova është shtet i pavarur. Hezitimi i Kosovës është veprim shumë i dëmshëm me pasoja shumë të rënda”,  tha z. Berisha.

Synimi i Turqisë në këtë afrim me Kosovës sipas ish-zv.ministrit të Jashtëm, fsheh qëllime të tjera që lidhen me rritjen e influencës në Ballkan.

“Unë kam qëndrim të rezervuar ndaj Turqisë, që ka dhënë shenja të dukshëm se e ka kaluar kufirin e miqësisë dhe ka qëllime përtej asaj, një farë rikthimi të saj në Ballkan, që është përtej miqësisë dhe raporteve të mira mes dy shteteve”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e...
19:18 | 04/06/2026

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026