Vaksinat në RMV ende pa datë, qeveria dha afat shkurtin, mjekët po vaksinohen me donacion serb

2 Mars 2021 | 10:10

Pavarësisht se ishte paralajmëruar që deri në fund të muajit shkurt në Maqedoninë e Veriut do të mbërrinin vaksinat nga Kina, edhe tani në fillim të marsit Ministria e Shëndetësisë nuk ka një datë për ardhjen e tyre.

Maqedonia e Veriut ka porositur 200 mijë vaksina kineze në total.

Në opinion po zhvillohet diskutim për vonesat, duke fajësuar Qeverinë për keqmenaxhim, ndërsa Qeveria arsyetohet se është thjeshtë vonesë për çështje burokratike që do të zgjidhet së shpejti.

Për momentin në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet vaksinimi i punonjësve shëndetësor me vaksina që kanë ardhur si donacion nga Serbia.

Përveç vaksinës kineze, janë porositur edhe 100 mijë vaksina ruse Sputnik V, 800 mijë vaksina nga Pfizer dhe 800 mijë të tjera që duhet të arrijnë përmes mekanizmit COVAX, por për asnjë nga dërgesat shteti nuk ka një ide të qartë se kur pritet të arrijnë në vend. 

 

Lexoni gjithashtu: 

Serbia dhuratë Malit të Zi, sot mbërrijnë 2 mijë doza të vaksinës Sputnik V

Fillon vaksinimi në RMV, ministri: Sistemi po funksionon. Mjekja e parë: Ia rekomandoj të gjithëve

RMV vaksina edhe nga ”Sputnik V”, Zaev njofton për arritjen e marrëveshjes me kompaninë ruse

Maqedoni e Veriut, hetime për keqpërdorim të vaksinave pas denoncimeve për abuzime

Mali i Zi me raportin më të lartë të vdekjeve nga COVID-19 në rajon

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e...
19:18 | 04/06/2026

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026