Biden: Izraeli po humbet mbështetjen ndërkombëtare pas bombardimeve

12 Dhjetor 2023 | 21:21

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se Izraeli ka filluar të humbasë mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar, ndërsa vendi vazhdon fushatën e tij masive të bombardimeve brenda Gazës.

Sipas mediave të huaja, në fundjavë, forcat ajrore izraelite thanë se kishin kryer mbi 22 mijë sulme në enklavën 41 km të gjatë dhe 10 km të gjerë që nga fillimi i konfliktit më 7 tetor.

Shtetet e Bashkuara kanë dëshmuar se janë mbështetësi më i madh i Izraelit në skenën botërore deri më tani, por marrëdhënia ka filluar të tensionohet ndërsa viktimat civile rriten si rezultat i veprimit të Forcave të Izraelit.

“Siguria e Izraelit mund të mbështetet në Shtetet e Bashkuara, por tani ai ka më shumë se SHBA-të, ka Bashkimin Evropian, ka Evropën, ka shumicën e botës që i mbështet ata,” u tha Biden donatorëve gjatë një mbledhjeje fondesh.

“Ata kanë filluar ta humbin atë mbështetje nga bombardimet pa dallim që ndodhin në Gaza,” tha Biden.

Ai tha gjithashtu se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, duhet të ndryshojë qeverinë e tij të vijës së ashpër, e cila është kritikuar gjerësisht në skenën ndërkombëtare, veçanërisht nga shtetet arabe.

Më herët, Netanyahu pranoi se ai dhe SHBA kishin mendime të ndryshme për “ditën tjetër” në Gaza kur përfundimisht lufta të mbarojë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026