Gazetari: S’është e vërtetë që SPAK ka dështuar, çfarë thotë kërkesa për Berishën
SPAK ka kërkuar nga Kuvendi i Republikës autorizim për caktimin e një mase më të rëndë sigurie për Sali Berishën.
Gazetari Lavdrim Lita tha në emisionin Now në Euroneës Albania se SPAK jo vetëm nuk ka dështuar, por po tregon efikasitet duke vënë para përgjegjësisë zyrtarë të niveleve të larta.
Duke komentuar kërkesën e SPAK drejtuar kuvendit për autorizim për Berishën, Lita u shpreh se SPAK flet qartë për veprime konkrete të ish-kryeministrit për të favorizuar dhëndrin e tij.
“Nuk është e vërtetë që SPAK ka dështuar dhe po dështon, qoftë edhe me inceneratorët për të cilët ka vënë në pranga zyrtarë të lartë. Këta të SPAK po i fusin brenda dhe po i mbajnë me orë të tëra siç bënë me Ilir Beqajn. 7 faqet që ka çuar SPAK në kuvend thotë 3 herë ‘Berisha ka bërë veprime aktive me ligje, vendime, urdhra për të favorizuar dhëndrin e tij’, të marrë pronën dhe përmes sa të bëjë 5 mln euro”, tha Lita.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta