Mentor Kikia zbulon prapaskenat: Arsyet pse SPAK do që ta çojë Berishën në burg

12 Dhjetor 2023 | 21:36

SPAK ka kërkuar nga Kuvendi i Republikës autorizim për caktimin e një mase më të rëndë sigurie për Sali Berishën.

Gazetari Mentor Kikia tha në emisionin Now në Euroneës Albania se kërkesa me dy alternativa, arrest shtëpie ose arrest me burg e SPAK drejtuar parlamentit është bërë për faktin se nuk u bë sipas ligjit herën e parë.

“Unë mendoj se ka një arsye tjetër, kjo kërkesa me dy alternativa masa sigurie është shtrënguar të jepet pasi nuk e bëri këtë herën e parë. Fakti që SPAK i drejtohet parlamentit me një masë të specifikuar, në një farë mënyre e kthen parlamentin në gjykatë, kur ndërkohë i drejtohet vetëm për të marrë lejen e procedimit penal; masa është autoritet vetën i gjykatës dhe nuk ka pse ja specifikon parlamentit se çfarë mase do të vendosë. Këtë radhë e ka bërë pasi është konsumuar e para, nëse sot i kërkohej parlamentit thjesht leje për procedimin penal për deputetin Berisha, mund të mbetej në fuqi edhe masa detyrim paraqitjeje”, tha Kikia.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026