95% e shërbimeve online, shtohet pasaporta e vaksinimit, por Shqipëria nuk do e vendosë kusht

2 Mars 2021 | 15:56

Platformës “e-albania” do t’i shtohen së shpejti një sërë shërbimesh për qytetarët dhe bizneset. Me 1207 shërbime të integruara deri më sot, për drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, volumi i tyre përbën 95 për qind të tyre, ndërsa plani i digjitalizimit do të zgjerohet më tej me bizneset, arsimin, transporti etj.

“Më 1 korrik fillon procesi i fiskalizimit biznes-biznes, do të marrin fund totalisht blloqet e faturave, transporti-kostoja. Më 1 shtator fillon edhe procesi biznes-qytetar,” – tha drejtuesja e AKSH Mirlinda Karçanaj.

“Së shpejti do të jetë gati sistemi i menaxhimit të arsimit të lartë, për studentët që do të të marrin në kohë reale vërtetimin me numër matrikullimi. Regjistrimi i nxënësve do të kryhet online dhe dëftesat do të mund të printohen online me vulë elektronike,” – tha Karçanaj

Por, risi në platformë këtë herë do të jetë edhe pasaporta e vaksinimit, ose dokumenti që i paraprin udhëtimeve në shtetet që do ta vendosin si kusht për kalimin e kufirit. Por, nëse një sërë vendesh po kërkojnë të aplikojnë këtë regjim lëvizjeje, kryeministri Edi Rama tha për Euroneës Albania se Shqipëria nuk do ta kërkojë për shtetasit që do të hyjnë në Shqipëri.

“Për sa i përket reciprocitetit, nuk është në interesin tonë. Duhet të marrin dozat, kjo është e para, dhe ne na intereson në ato kushte që të jemi të hapur, jo të jemi të mbyllur,” – tha Rama.

Sipas drejtoreshës së AKSHi-t, që nga krijimi i portalit “e-Albania”, certifikatat, vërtetimet e kontributeve dhe apelimi i gjobave, janë shërbimet më të pwrdorura, ndërsa një pjesë e vogël e tyre nuk mund të digjitalizohen për  shkak të nevojës për praninë e detyrueshme fizike të individëve apo mjeteve.

Lexoni gjithashtu:

Rama për Euronews Albania: Nuk është në interesin tonë të vendosim pasaportë vaksinimi për shtetasit që vijnë nga jashtë

Rama: Vaksinimi mund të kthehet në kusht për udhëtimet jashtë vendit

”PD-LSI duan të vrasin drejtësinë”, Rama: Plan Meta-Berisha për të marrë pushtetin e shpërbërë reformën

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026