VIDEO| Di Maria shënon supergol nga goditja e dënimit në ndeshjen e Champions League
Champions League është në raundin e gjashtë dhe të fundit në grupe. Këtë të martë u luajtën tetë ndeshjet që përmbyllën kualifikimet e 4 grupeve të para.
Benfika shënoi një fitore të rëndësishme përballë Salzburgut, me rezultatin 3-1.
Protagonist i ndeshjes ishte futbollisti argjentinas, Angel Di Maria, i cili shënoi një supergol nga goditja e këndit.
Fitorja i siguroi Benfikës vendin e tretë në grup, pozitë kjo e cila ia siguroi skuadrës portugeze Ligën e Evropës.
Gjithashtu vlen të theksohet se u mbyllën llogaritë e grupit B, me Arsenalin dhe PSV që kalojnë në 1/8, teksa Lens lë Sevillan jashtë Europës. Surpriza më e madhe ishte eliminimi dhe qëndrimi jashtë Evropës i Man United.
Nga grupi A kalojnë Bayern Munich dhe Copenhagen, teksa Galatasaray si i treti merr pjesë në play-off e Europa League. Në grupin C, një biletë më tej e mori edhe Napoli, që u rendit pas Real Madrid. Braga kaloi në play off të Europa League.
Grupi D pa të parin Sociedadin, që la Interin në vendin e dytë pas barazimit 0-0 në Spanjë. Benfika kaloi në play-off e Europa League.
A spectacular goal from a direct corner kick 😱
Angel Di Maria 😍🇦🇷
— Indonesia Albiceleste (@ID_Albiceleste) December 13, 2023
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
- 07:38 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet