Kopenhagen shënon historinë, cilat janë 8 ekipet e para të kualifikuara në Champions

13 Dhjetor 2023 | 12:39

Champions League nuk zhgënjeu as të martën, ku rezultatet surprizë nuk munguan. Kopenhageni ishte surpriza e mbrëmjes e cila arriti të linte pas Manchester United dhe Galatasaray, duke vijuar rrugëtimin në fazën me eleminim direkt. Kjo është hera e dytë në historinë e kësaj skuadre që kalon grupet, ndërsa mposhti në shtëpi minimalisht Galatasarayn. Në të njëjtin grup, Manchester United u mposht në shtëpi nga Bayerni, edhe pse djajtë luajtën mirë. Goli i vetëm i përballjes erdhi nga francezi Coman, ndërsa gjermanët e mbyllin si kokë grupi.

Në grupin B nuk Arsenali e mbylli në krye, ndërsa ekipi tjetër që kalon më tej është PSV. Sevilla mbylli rrugëtimin në Evropë, ku për herë të parë pas shumë vitesh nuk do të garojë në Europa League, kjo përforcuar edhe pas humbjes ndaj Lens.

Reali bëhet ekipi i parë për këtë sezon që e mbyll fazë ne grupeve me pikë të plota, ndërsa përmbysi në Gjermani, Unionin e Berlinit me rezultat 2-3. Napoli fitoi ndaj Bragës, por portugezët do të jenë pjesë e Europa League në vijim, me Napolin e Realin që do të vijojnë garën në Ligën e Kampionëve.

Real Sociedad e mbylli si i pari në grupin D pas barazimit pa gola në Meazza, duke bërë që Interi të renditet i dyti, madje duke i vështirësuar punët këtyre të fundit. BEnfica mori fitoren e parë në grupë në transfertën e Salzburgut, ndërsa siguroi një biletë për kompeticionin e dytë në Evropë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026