Lirimi i Endrit Dokles, 36-vjeçari nisi betejën me gjykatat që në vitin 2005
Endrit Dokle ish-drejtues i një fraksioni të ish-Bandës së Durrësit e nisi betejën e tij me drejtësinë ne vitin 2005, kur u arrestua.
Shtatë vjet pas prangosjes, në janar 2012 Dokle u dënua me burgim të përjetshëm. Akuzat që rëndonin mbi të ishin “krijimi dhe drejtimi i një organizate kriminale”, “vrasje me paramendim” si dhe “pengmarrje”.
Ngjarjet për të cilat akuzohet është edhe ajo e tentativës për eliminim të Lulzim Berishës, ish-drejtues i bandës së qytetit bregdetar.
Dokle nuk u pajtua me vendimin dhe e apeloi.
Por edhe Apeli i Krimeve të Rënda në 2 korrik 2012 vendosi të lërë në fuqi vendimin.
36-vjeçari vazhdoi betejën e tij në Gjykatën e Lartë ku depozitoi rekurs, por edhe në këtë rast ankimimi i tij nuk u mor parasysh. Më 16 korrik, Kolegji Penal i kësaj gjykatë la në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm. Por Dokle, i bindur në pafajësinë e tij, shfrytëzon mundësinë e fundit në sistemin e drejtësisë shqiptare; Gjykatën Kushtetuese.
Dokle kërkoi shfuqizimin e këtyre vendimeve, pasi atij gjatë gjykimit në tri gjykata i ishte cenuar e drejta për një proces të rregull ligjor. Pavarësisht pretendimeve, më 25 prill 2017 Kushtetuesja rrëzoi kërkesën. Gjatë kohës që ishte në burg Dokle u dënua përsëri me 16 vite burg për trafik droge.
Po pavarësisht këtyre vendimeve, gjykatësja e Krujës, Enkeleida Hoxha vendosi të pranojë kërkesën e Endrit Dokles për lirim me kusht. Ky vendim ende nuk është zbardhur i plotë për t’u njohur me argumentet e gjykatëses Hoxha.
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi