Champions| Milani në ndeshje ‘jetë a vdekje’, por sytë nga ajo që ndodh në Gjermani

13 Dhjetor 2023 | 14:46

Një ndeshje jetë a vdekje, por në varësi dhe të asaj që ndodh në Gjermani, kjo është situata e Milanit në Champions League, ku i duhet me patjetër fitorja në transfertën e Newcastle.

Kuqezinjtë gjenden në vendin e fundit me 5 pikë, po aq sa anglezët, por në rast fitoreje do të kalonin të dytët. Për të arritur kualifikimin, duhet që Dortmundi të bëjë detyrën me parizienët. Verdhezinjtë tashmë e kanë prerë biletën, ndërsa presin të qetë kampionët e Francës. Gjermanët janë i vetmi ekip që e nisën me humbje, por më pas mundën të rikuperojnë dhe rrëmbejnë kreun.

Në grupin G, ku luajnë dhe kampionët në fuqi të Evropës, nuk ka histori, pasi verdiktet janë marrë 2 javë më parë. Dy ekipet që vijojnë më tej janë Manchester City dhe Leipzig. Në grupin H, situata është ndryshe, aty ku vetëm Barcelona ka siguruar kalimin për në fazën me eliminim direkt, teksa Porto dhe Shakhtar do të luftojnë për një biletë. Dy skuadrat ndeshen me njëra-tjetrën në orën 21 në Portugali.

Atletico Madrid dhe Lazio kanë të drejtë të vijojnë më tej rrugën drejt trofeut edhe pse përballen më njëra-tjetrën këtë të mërkurë.

Spanjollët kryesojnë me 11 pikë, ndërsa në vendin e dytë janë lacialët me 1 pikë më pak, ku në rast fitore do të rrëmbenin fronin. Feyenoord udhëton drejt Skocisë ku e pret Celtic, ndërsa holandezët do të luftojnë për fitimi ne Europa League për faktin se kanë grumbulluar 6 pikë kundrejt 1 të vendësve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026