Mbi 1 miliard euro investim i huaj, rritje vjetore mbi 10%, ku “hidhen” paratë

13 Dhjetor 2023 | 15:56

Investimet e huaja direkte kapën vlerën e 1 miliard eurove në 9-mujorin e parë të vitit. Të dhënat tregojnë se paratë investohen për shitblerje pronash, hidrokarbure dhe energjetikë.

Investimet e Huaja Direkte u rritën përsëri në tremujorin e tretë të vitit dhe për herë të parë kaluan vlerën e 1 miliard eurove gjatë periudhës 9-mujore.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, fluksi i Investimeve të Huaja Direkte arriti vlerën e 404 milionë eurove, në rritje me 16%.

Të regjistruara në vlerë 1 mld e 88 mln euro, ato janë këtë vit në nivelet më të larta historike, ku rritja vjetore rezulton mbi 10%.

Sipas sektorëve që analizon Banka e Shqipërisë, gjatë periudhës korrik-shtator, flukset valutore u përqëndruan në pasuri të paluajtshme, në masën 23%, në sektorin e hidrokarbureve, në masën 15%, në energjetikë, 14% dhe ndërmjetësimin financiar, në masën 10%.

Edhe gjatë tremujorit të tretë, rritja e investimeve të huaja u nda pothuajse në masë të barabartë midis flukseve të reja dhe fitimeve të riinvestuara të ndërmarrjeve ekzistuese.

Kontributi kryesor në rritje erdhi nga investimet e kapitalit të ri, që arritën në 214 milionë euro, 41% më shumë krahasuar me në tremujorin e tretë të 2022. Ndërkohë që, kategoria fitimi i riinvestuar arriti në 201 milionë euro, në rritje me 3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Megjithatë, fitimet e rinvestuara kanë një epërsi në strukturën e investimeve të huaja për të gjithë 9-mujorin. Në 9 muaj, ndërmarrjet me aksionerë të huaj kanë riinvestuar fitime në vlerën e 575 milionë eurove, ose sa 53% e investimeve të huaja direkte gjatë kësaj periudhe.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026