3500 humbje jete në shkurt, 1500 persona më shumë në krahasim me shkurtin 2020

3 Mars 2021 | 06:21

Të dhënat paraprake nga Gjendja Civile, tregojnë se nga marsi i vitit 2020 deri në shkurt të vitit 2021 janë rreth 8,500 vdekje më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një rritje prej rreth 39%, në raport me të njëjtat periudha të vitit paraardhës.

Humbje jetë të deklaruara nga pandemia në spitalet Covid-19 deri në 28 shkurt, sipas burimeve zyrtare ishin 1796, ose 4.7 herë më pak se shtesa e vdekjeve në një vit pandemi.

Pas një vale të parë nga qershori deri në tetor, ku fatalitetet u rritën deri me 47% në gusht, vala e dytë e nëntorit solli përkeqësim të pandemisë.

Në nëntor u shënuan gjithsej 3,373 jetë të humbura, me rritje 111% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë, duke shënuar rritjen më të lartë në përqindje në Evropë në një muaj përgjatë gjithë ciklit të pandemisë.

Muaji më tragjik, për numrin total të vdekjeve, deri tani ka qenë dhjetori, me 4,167 fatalitete, me dyfishim në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë që ishin rreth 2 mijë vdekje më shumë.

Pas dhjetorit, situata më e rënduar ka qenë në shkurt të këtij viti, ku sërish u konstatua një valë e shtuar e pandemisë, por duke mbetur poshtë niveleve të muajit të fundit të 2020-s.

Në shkurt janë shënuar rreth 3500 humbje jete në totale, me rritje prej 79% në krahasim me shkurtin 2020, ose rreth 1500 persona më shumë raporton Monitor.

Ndryshe nga shtetet e tjera të Evropës, që kanë arritur të frenojnë valën e pandemisë në shkurt, për shkak të karantinave të forta të zbatuara në dhjetor- janar, në Shqipëri, humbja e jetëve, edhe atyre të deklaruara zyrtarisht, vijon të jetë tepër e lartë.

Në raport me popullsinë përkatëse, Shqipëria kishte në 1 mars rreth 7 vdekje për 1 milionë banorë, ose 10 herë më të lartë sesa Gjermania.

Lexoni gjithashtu:

Rriten rastet e infektimeve në Kosovë, 8 persona humbin jetën në 24 orët e fundit nga COVID-19

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026