Epidemiologu Cenko: Infeksioni i COVID në Shqipëri është lënë i lirë, edhe nëse ulen rastet do rikthehet prapë

3 Mars 2021 | 06:31

Fabian Cenko, epidemiolog, pedagog pranë universitetit “Zoja e Këshillit të mirë” tha për Euronews Albania se ulja e rasteve me COVID-19 gjatë ditëve të fundit është e papërfillshme.

Sipas tij, duhen pritur së paku dy javë për të parë rënien e numrit të të shtruarve në spital dhe më shumë se sa dy javë për të parë rënien e fataliteteve.

Epidemiologu tha se duhen parë edhe kushtet në të cilat ndodhi kjo rënie, që sipas tij nuk ka të bëjë me masat e qeverisë të cilat munguan totalisht.

“Nëse në mars apo prill do të shihet një rënie e numrit të rasteve nuk i faturohet masave të marra

dhe do të pritet një rritje tjetër, infeksioni është lënë i lirë. Kufizimi e shtrin në kohë, dhe do të bënte të mundur zgjerimin e rrjetit të spitaleve dhe për t’u dhënë kohën vaksinave. Shtyrja përmes masave është ajo që po bën e gjithë  bota”, tha ai.

Z. Cenko vlerësoi vaksinën ‘Johnson and Johnson’ si një nga më të përshtatshmet për disa specifika që e dallojnë nga të tjerat.

“Është një vaksinë e thjeshtë, së dyti formohet nga adenoviruse dhe është më stabile, ka nevojë vetëm për një dozë si dhe ka efekte edhe tek mutacionet”, u shpreh epidemiologu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026