Kaos me trafikun në Elbasan/ Masa të shtuara për mbarëvajtjen gjatë festave
Në prag të festave të fundvitit, në Elbasan janë shtuar lëvizjet dhe rrjedhimisht është krijuar kaos në trafik. Kjo situatë ka krijuar stres edhe tek qytetarët.
Për të bërë të mundur lehtësimin e qarkullimit në qytet, policia rrugore e Elbasanit ka marrë një sërë masash të cilat I bën me dije shefi I qarkullimit në këtë qark.
“Për shkak edhe të fluksit të shtuar të automjeteve me rastin e festave të fundvitit, Policia Rrugore e Elbasanit ka marrë një sërë masash, ku të gjithë efektivët do të jenë në gadishmëri 100%, do të jenë të shtrira në dy akset rrugore “Elbasan-Rrogozhinë” dhe “Elbasan-Qafë Thanë”.-tha Valentin Florini, shef i sektorit tw qarkullimit rrugor Elbasan.
Për shkak të fluksit dhe trafikut të krijuar, në sinjalistikën rrugore janë bërë disa ndryshime që kanë për qëllim uljen e fluksit të automjeteve.
“Shërbime të shtuara Policia do të ketë për menxhimin e trafikiut edhe në qendra urbane, siç është qendra e Elbasanit. Për shkak edhe te ndryshimit të sinjalistikës dhe të rrugëve që janë bërë me dy sense nga ana e bashkisë është përmirësuar lëvizja e mjetëve. Vëmendje të shtuar kemi edhe ne qytetet të tjera si Cerrik, Peqin Gramsh dhe Librazhd”- shtoi ai.
Përpos trafikut brenda qytetit, një tjetër situatë që krijohet në fundjavë, është fluksi I makinave që vijnë dhe ikin nga kryeqyteti dhe nga juglindja.
“Fluksi më I madh është ditën e diel në drejtim të Tiranës. Pavarësisht këtij fluksi menaxhimi I trafikut mund të jetë I ngadaltë por absolutisht nuk do të këtë bllokim rrugësh. Kjo për shkak së shërbimet e Policisë Rrugore janë në gatishmëri për menaxhimin e trafikut”-theksoi Florini.
Ardhja e emigrantëve për festa dhe lëvizjet e shtuara në këtë kohë të vitit e kanë kthyer Elbasanin në një nyje të vështirë për automjetet. Mungesa e një By Pass-i e vështirëson gjithnjë qarkullimin në unazën e këtij qyteti.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta