‘Presidenca e pakënaqur ndaj vendimit të BE-së”, Presidenti Begaj reagon nga Sofja

Vrasjet e tri grave
14 Dhjetor 2023 | 15:40

Presidenti Bajram Begaj në një deklaratë nga Sofja foli në lidhje me zvarritjen e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Ai theksoi se në çdo takim ndërkombëtar që ka pasur, është vlerësuar jashtëzakonisht shumë Shqipëria me punën që ka bërë, me rezultatet e arritura, dhe është folur jashtëzakonisht shumë për profesionalizmin e treguar nga ekipi shqiptar.

Megjithatë ai shtoi se presidenca është e pakënaqur ndaj vendimit të BE-së.

“Jam dakord me Presidentin Radev kur thotë se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian është i lidhur me disa kritere që duhen plotësuar dhe i bazuar plotësisht në meritë, dhe besoj se të gjitha vendet aspirante, të cilat duhet të anëtarësohen, duhet t’i plotësojnë dhe t’i përmbushin këto kritere, duke realizuar reforma shumë të rëndësishme.

Kuptohet se ëndrra e shqiptarëve dhe aspirata e tyre prej 32-vjetësh është të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian dhe është punuar jashtëzakonisht fort për arritjen e përmbushjes së kritereve, kjo gjë pas hapjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Gjatë këtij viti është punuar shumë fort për të përfunduar klauzolat e para dhe për të qenë gati për të hapur kapitujt e parë të negociatave.

Në çdo takim ndërkombëtar që kam pasur, është vlerësuar jashtëzakonisht shumë Shqipëria me punën që ka bërë, me rezultatet e arritura, dhe është folur jashtëzakonisht shumë për profesionalizmin e treguar nga ekipi shqiptar.

Çuditërisht, ndodh si puna e studentit, që pedagogu i thotë gjatë gjithë vitit: je i shkëlqyer, ke punuar shumë mirë, por te nota e fundit, e ngel në klasë.

Procesi i zgjerimit është një investim gjeostrategjik i Bashkimit Evropian, ndërsa për ne shqiptarët, procesi i integrimit është jetik dhe strategjik, është një ëndërr për t’u përmbushur. Natyrisht, lidhet dhe me procesin e paqes, të sigurisë, zhvillimit të qëndrueshëm dhe prosperitetit.

Unë ju siguroj se do të vazhdojmë të jemi studentë të dalluar, studentë të shkëlqyer, do të trokasim në dyert e Bashkimit Evropian dhe, kur të hapet dera, besoj se do të jemi të lutur të futemi.

Bullgaria, më së miri, e ka bërë këtë, e ka hapur derën, na ka pranuar, na ka mbështetur, ka qenë “Avokatja” më e mirë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian për Shqipërinë. Nuk kam çfarë të pres më shumë se kaq. E ka realizuar misionin e vet dhe ne duhet t’i jemi mirënjohës”-tha Begaj.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026