Aksioni i opozitës, Tabaku: Nuk jam dakord me këto mënyra, ia kam thënë dhe kolegëve

14 Dhjetor 2023 | 14:57

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ishte e ftuar këtë të enjte në Euronews Now, ku analizoi zhvillimet politike në vend. Tabaku u ndal tek aksioni opozitar në parlament, ku prej disa javësh deputetët e Partisë Demokratike po bllokojnë punimet e seancës plenare përmes kaosit dhe ndezjes së tymueseve.

Tabaku tha se nuk është dakord me këto mënyra se dhe një qëndrim të tillë ia ka shprehur dhe kolegëve si dhe kreut të grupit parlamentar Gazmend Bardhi.

Por megjithatë Tabaku, theksoi se e kupton reagimin e deputetëve në një kohë kur maxhoranca po zbaton tiraninë e shumicës duke bllokuar çdo hapësirë të opozitës në parlament. Ajo shtoi se ndryshimi i rregullores, si dhe ligjit për komisionet parlamentare duhet të realizoheshin konsensus mes palëve.

“Unë nuk jam dakord për këto mënyra, ia kam thënë zotit Badhi, ia kam thënë kolegëve, kemi diskutuar dhe me njëri tjetrin. Ata mendojnë që e vetmja mënyrë për të tërhequr vëmendjen është kjo, e vetmja mënyrë për të thënë që 8 komisione hetimore në një vit e gjysmë janë rrëzuar, e vetmja mënyrë për të thënë që kryetarja e Kuvendit nuk njeh kreun e grupit parlamentar, e vetmja mënyrë për të treguar që e gjithë hapësira parlamentare është e zënë. Çfarë duhet të bëjë opozita kur në mesin e një krize parlamentare ndryshohet rregullorja në mënyrë të njëanshme. Kjo është tirania e shumicës, të uzurpojmë dhe atë hapësirë që kishte opozita në parlament. Në 2013 ka qenë një nga kushtet e integrimit që rregullorja e parlamentit ndryshihet në mënyrë konsensuale, ligji për komisionet hetimore në mënyrë konsensuale, ashtu sikurse dhe Kodi Zgjedhor”, tha Tabaku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026