Nuk u paraqit në SPAK për Gërdecin, reagon Shkëlzen Berisha

14 Dhjetor 2023 | 13:49

SPAK ka deklaruar këtë të enjte se djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, nuk u paraqit për të dëshmuar në çështjen e Gërdecit. Pavarësisht kësaj, përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook, Berisha ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë ftesë në adresën e tij për t’u paraqitur në këtë strukturë.

“Në lidhje me dia raportime për ‘mos paraqitjen’ time si dëshmimtar në gjykatë, më duhet të sqaroj se në asnjë adresë timen fizike apo elektronike nuk ka mbërritur asnjë ftesë për t’u paraqitur si dëshmimtar!”-shkruan ai.

Duke shprehur bindjen e tij se ka depozituar të dhënat e tija të sakta, përfshirë numrin e telefonit dhe adresën, Shkëlzen Berisha shkruan:

”Pretendimet e SPAK, që janë qartazi ne funksion të qëllimeve politike e mediatike të Edi Ramës, bien poshtë, si nga njoftimet e mëparshme që janë ekzekutuar me sukses, ashtu dhe nga fakti qe personalisht në dëshminë e dhënë para SPAK, kam depozituar adresën e SAKTË si dhe në e telefonit! Mbetem i hapur për t’u paraqitur konfirmo ligjit me të marrë ftesën!”, thekson Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026