Lufta në Gaza/ Kryeministri palestinez: SHBA të punojnë për zgjidhjen me dy shtete

14 Dhjetor 2023 | 19:19

Kryeministri palestinez, Mohammed Shtayyeh, thotë se SHBA duhet të punojnë dhe të përshkruajë hapat specifikë drejt zgjidhjes me dy shtete.

Sipas mediave të huaja, megjithëse SHBA-ja e ka mbështetur kryesisht Izraelin në luftën e tij kundër Hamasit, vizionet e Joe Biden dhe Benjamin Netanyahu për një udhërrëfyes për të dalë nga konflikti, ndryshojnë.

Uashingtoni dëshiron që armiqësitë të përfundojnë me një “vizion” për një zgjidhje me dy shtete, por Izraeli e ka hedhur poshtë nocionin, siç konfirmoi dje ambasadori i tij në Mbretërinë e Bashkuar.

Shtayyeh tha se SHBA tani duhet të merret më me vendosmëri me Izraelin.

“Tani që SHBA e ka zhvilluar bisedën, ne duam që Uashingtoni të ‘ecë në këmbë’, që do të thotë se ne kemi nevojë për masa specifike për të zbatuar zgjidhjen me dy shtete, jo vetëm të besojmë në zgjidhjen me dy shtete”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026