Akuza për bashkëpunim me oligarkun rus, dënohet me 50 muaj burg McGonigal

Charles McGonigal
14 Dhjetor 2023 | 21:52

Një nga agjentët më të lartë të FBI-së, Charles MCGonigal, u dënua me mbi katër vjet burg këtë të enjte për bashkëpunim të fshehtë me një oligark rus, Oleg Deripaskën.

Sipas mediave të huaja, Charles McGonigal, ishte një udhëheqës i kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork dhe u deklarua fajtor për një akuzë ‘konspirative’. Avokatët e McGonigal-it ishin shprehur kundër burgimit të tij, por gjykatësi u mori një masë të ashpër ndaj ish agjentit të FBI-së.

“Kam kryer një krim dhe si ish-agjent special i FBI-së më shkakton dhimbje ekstreme emocionale dhe fizike,” i tha McGonigal gjykatësit përpara dhënies së dënimit.

“Unë qëndroj para jush sot me një ndjenjë të thellë pendimi”, tha ai më tej.

Gjyqtarja Jennifer Rearden nderoi “kontributet e jashtëzakonshme” të McGonigal për operacionet e kundërspiunazhit në emër të vendit, por vuri në dukje “seriozitetin e jashtëzakonshëm” që kishte zgjedhja e tij për të punuar për oligarkun rus Oleg Deripaska, të cilin SHBA e kishte sanksionuar.

“Z. McGongial e dinte mirë se veprimet e tij shkelnin ato sanksione,” tha Rearden para se të vendoste dënimin me 50 muaj të McGonigal.

Prokurorët federalë kishin kërkuar një dënim me pesë vjet burg në një memorandum dënimi pasi e akuzuan atë për “abuzim me aftësitë” dhe se kishte përdorur ndikimin që i kishte besuar vendi i tij duke punuar fshehurazi me Deripaskën.

McGonigal i është thënë që të dorëzohet tek autoritetet për dënimin e tij me burg më 26 shkurt.

McGonigal mbikëqyri dhe mori pjesë në hetimet e oligarkëve rusë, duke përfshirë Oleg Deripaska, të cilëve u ofronte shërbime të palejueshme.

Në një memorandum paraprak të dënimit, avokatët mbrojtës pranuan se McGonigal i ofronte Deripaska shërbime të palejueshme, por argumentuan informacionin që McGonigal i dha Deripaskës në lidhje me një oligark rival të lidhur me interesat e Shteteve të Bashkuara.

“Ishte gabim dhe ai e pranon këtë. Por është jashtëzakonisht e rëndësishme që Gjykata të vlerësojë, në shqiptimin e një dënimi të drejtë, që z. McGonigal e kuptoi se puna që ai ra dakord të bënte ishte në përputhje, jo në kundërshtim me politikën e jashtme të SHBA-së. Pra ajo ishte në avancim të sanksioneve ndaj një tjetër oligarku rus,” tha DuCharme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve

Komisioneri i Policisë Metropolitane të Londrës, Mark Rowley, ka njoftuar planet për rritjen e përdorimit të dronëve dhe teknologjisë së njohjes së fytyrës në të...
19:34 | 24/06/2026

Kina kryeson listën botërore të superkompjuterëve me “LineShine” në vend të parë

Një superkompjuter në Kinë ka arritur të zërë vendin e parë në botë, duke u renditur si sistemi më i fuqishëm kompjuterik global, sipas listës...
19:27 | 24/06/2026

Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi të mërkurën se grupi teknik për Iranin do të ritakohet javën e ardhshme, duke parashikuar që takimi të...
18:58 | 24/06/2026