“McGonigal” në SPAK? Ish-prokurori: I sigurt që letërporosia nga SHBA është dërguar

1 Prill 2023 | 22:20

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda Besnik Muçi, i ftuar në emisionin “Revieë”,  në Euroneës albania u shpreh se është i sigurt që SHBA ka dërguar një letërporosi në SPAk për çështjen McGonigal.

Sipas ish-prokurorit SPAK duhet ta ketë nisur patjetër një hetim për këtë çështje pasi nga SHBA ka arhdur një dokument zyrtar ku konfirmohen fakte penale të realizuara  në  Shqipëri.

“Akuza e jurisë së madhe të shtetit të Kolumbias. Pra kemi një dokument zyrtar të autoritetit zyrtar të autoritetit gjyqësor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë dokument zyrtar konfirmohet fakti, apo ka fakte penale të kryera në territorin e Shqipërisë të cilat cenojnë interesin e shtetit shqiptar. në këtë moment, në gjykimin tim, prokuroria, SPAK duhet të kishte regjistruar procedimin penal.

Unë jam i sigurt që prokuroria e ka regjistruar procedimin penal. Jam i sigurt që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë dërguar një letërporosi. Në gjykimin tim profesional është e pamundur të mos ketë filluar hetimi”,-tha për Euronews Albania ish-prokurori i krimeve të rënda Besnik Muçi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026