“Ishmi, lumi më i pisët”, nxënës dhe qytetarë bëhen bashkë për pastrimin e lumenjve
Pa bërë shumë zhurmë e pa marrë shumë vëmendje, dhjetëra vullnetarë, fëmijë e të rinj, prej kohësh tashmë po punojnë për pastrimin e lumenjve nga mbetjet plastike.
Megjithëse ditë pushimi, 60 nxënës nga 9 shkolla 9-vjeçare të Durrësit, studentë të universitetit “Aleksandër Moisiu”, por edhe prindër, iu bashkuan aksionit të 53-të të lëvizjes vullnetare-edukuese-mjedisore, “River Clean Up Albania”.
“Jemi mbledhur sot për të kryer aksionin e radhës, për të mbledhur shishet plastike që ndotin Ishmin dhe për të edukuar fëmijët dhe brezat e ardhshëm”,-tha nxwnwsi Muhamed Qevani.
Çështjet mjedisore mbeten një temë e nxehtë për çdokënd, por angazhimi i shkollave duket se ende nuk i kalon muret e klasës.
“Me shkollat e tjera e kemi pak këtë lloj problemi, sepse duhen sensibilizuar shkollat të gjitha. Mësueset të gjitha e bëjnë sensibilizimin nëpërmjet edukimit mjedisor, thjesht duhet një dëshirë më e madhe”,-tha Gentiana Pipa, mësuese
Për nismëtaren e lëvizjes vullnetare, Laura Gjylin, “pastrimi” duhet të nisë nga ndërgjegjja e njerëzve.
“E para duhet të bëjmë një pastrim të trurit të mentalitetit shqiptar. Nëse e bëjmë këtë, Shqipëria është një vend ideal ku jetojnë në paqe të gjithë, nuk kanë pse të shkojnë të pastrojnë botën”,-tha Laura Gjyli – pedagoge e UAMD-së, nismëtare e lëvizjes vullnetare
Prandaj, mesazhi që ata përcjellin është i thjeshtë.
“Ne jemi këtu për t’i thënë popullit shqiptar, veçanërisht rinisë: Ktheni sytë nga Shqipëria. Është kaq e bukur, ka kaq shumë ditë me diell”,- tha Laura Gjyli – pedagoge e UAMD-së, nismëtare e lëvizjes vullnetare
“Ne duhet të mbrojmë tokën tonë, ashtu sikurse e kanë mbrojtur të parët tanë, por tashmë me një vizion më global, sepse riciklimi sjell zhvillim”.
Qytetarët durrsakë patën mundësinë të ndiqnin nga afër edhe ekspozitën fotografike me 140 foto të të rinjve të angazhuar në aksionet e pastrimit në lumin Ishëm.
Ndërkohë, thasët me shishe plastike në fund të aksionit u nisën për riciklim në një nga kompanitë e specializuara për këtë qëllim.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë