Rama prezanton programin “Drejtësia që Duam”, kërkon mandatin e tretë: Progresi i bërë nuk mjafton
Kryeministri Edi Rama po prezanton sot programin “Drejtësia që Duam”, ku kërkoi para shqiptarëve mandatin e tretë, pasi tha se qeveria ka bërë progres, por nuk mjafton.
“Sa herë fitojnë ata Shqipëria humbet. Shqipëria sot është më mirë se dje por nuk është ende ajo që ju doni dhe ajo që unë dua. Po të ndihesha i kënaqur do ndalesha këtu por nuk mund t’i lë në mes gjithë këto punë. Ne kemi bërë progres por nuk mjafton. Nuk ju mjafton ju dhe nuk ka si më mjafton mua. Ky progres mjafton për garanci për të arritur aty ku duam”, tha kreu i qeverisë.
Ai u shpreh më tej se zgjedhjet e 25 prillit lidhen në radhë të parë me fatin e drejtësisë në Shqipëri.
“Kjo temë është drejtësia. Më dëgjoni me shumë vëmendje ju lutem, këtë që po përpiqem t’ju them sot. Këto zgjedhje lidhen në radhë të parë me fatin e drejtësisë në Shqipëri për një kohë të gjatë pas 25 prillit, mbase për më shumë se një dekadë të tjerë. E di që jeni lodhur duke pritur me dekada drejtësinë që meriton dhe që ne shumica e sotme, PS duam për Shqipërinë, për çdo qytetar të këtij vendi, që unë dua për fëmijët tanë pa dallim në radhë të pare”, u shpreh Rama.
Lexoni gjithashtu:
95% e shërbimeve online, shtohet pasaporta e vaksinimit, por Shqipëria nuk do e vendosë kusht
“Nuk shan, nuk akuzon, nuk deliron”, Rama: Replikë në distancë me një protestues atipik
Thirrjet e protestuesve “Rama në burg, Berisha në burg”, kryedemokrati: Qytetarët të mos ndikohen nga një slogan…
Dosja “Partizani”, Berisha në SPAK për masën detyrim paraqitjeje
- 14:43 80 milionë njerëz nën alarm për stuhi të forta në të gjithë Bregun Lindor të SHBA-së
- 14:42 Dëmtimi i manastirit në Kiev, Moska mohon sulmin dhe fajëson raketat mbrojtëse amerikane
- 14:36 Rritet përdorimi i kokainës në Evropë, Spanja në krye të listës së qyteteve më të prekura
- 14:32 Marrëveshja u arrit, por problemet mbeten. Ja ku çalon ajo…
- 14:25 Manastiri ikonik i Kievit përfshihet nga zjarri gjatë sulmeve vdekjeprurëse të Rusisë në Ukrainë (VIDEO)
- 14:21 Kapitull i ri historik, Ukraina dhe Moldavia nisin sot zyrtarisht negociatat e anëtarësimit në BE