Përplasja/ RENEA merr në kontroll burgun e Peqinit, i gjithë “shteti” në vendngjarje

15 Dhjetor 2023 | 15:33

Një konflikt mes tre personave të dënuar me burgim të përjetshëm raportohet të ketë ndodhur në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Sipas burimeve, mësohet se nga përplasja ka mbetur i vdekur një person dhe një tjetër është plagosur.

Personi që ka ndërruar jetë është i dënuari Arben Lleshi, ndërkohë që raportohet se i plagosur ka mbetur i dënuari Indrit Shaqe, ndërkohë që bëhet me dije se nuk ka të gardistë apo persona të stafit të burgut të lënduar.

Po ashtu bëhet me dije se pas ngjarjes së rëndë forcat RENEA kanë marrë në kontroll burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Në vendngjarje janë Prokurori i Elbasanit, Drejtori i Përgjithshem i Burgjeve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit, Forcat Operacionale te Drejtorisë se Përgjithshme të Burgjeve.

Situata momentalisht është nën kontroll, pasi autori është izoluar dhe po hetohet ngjarja. Hetimin e ka marre në dorë Prokuroria e Elbasanit!

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026