Kontrolli i kancerit tek gratë, raporti i MSH: Bie numri i depistimeve në 2023
Depistimi për kancerin e gjirit dhe atë të qafës së mitrës duket se nuk ka qenë prioritet i grave në 2023.
Sipas të dhënave të raportit të monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë për periudhën janar- gusht 2023 numri i grave të depistuara për kancerin e qafës së mitrës ka rënë me 32% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.
Konkretisht, për periudhën janar-gusht 2023 janë kryer 7 029 depistime përkundrejt 10 400 depistimeve të kryera në 2022.
Përkeqësim në numrin e depistimeve pati edhe për kancerin e gjirit.
Rënia e numrit të tyre është 43% kundrejt të njëjtës periudhë të vitit 2022.
Në periudhën janar-gusht 2022 kanë kryer 5 423 kontrolle për kancerin e gjirit, ndërsa në të njëjtën periudhë të 2023 janë realizuar 3 090 kontrolle.
Depistimet e shënuan rënien më të madhe në 2020 përgjatë pandemisë së COVID-19 për shkak të kufizimeve dhe frikës për infektime. Tendenca e rënies së kontrolleve në pandemi ishte globale. Studiuesit paralajmëruan se si rezultat i vonesës në diagnostikimin e hershëm, numri vdekjeve do të arrijë pikun 1-2 vitet e ardhshme.
Sipas ekspertëve të shëndetësisë rënia e depistimeve e shoqëruar me plakjen e popullsisë pritet të rrisë rastet me kancer në 10 vitet e ardhshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta