Zonja e parë, Begaj apel vajzave dhe grave për diagnostikimin e kancerit të gjirit

7 Dhjetor 2023 | 20:10

Zonja Armanda Begaj ishte sot në Bashkinë e Vaut të Dejës, nga ku bëri apel për depistimin e grave dhe vajzave për kancerin e gjirit. Përmes mamografisë lëvizëse, në Vaun e Dejës dhe 6 njësitë administrative të kësaj bashkie, gratë dhe vajzat kanë mundësi për kontroll falas për mamografinë e gjirit.

Kjo gjë u realizua me kujdesin e Presidentit të Republikës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Institutin e Shëndetit Publik pas kërkesës nga Bashkia e Vaut të Dejës për të ndihmuar gratë dhe vajzat në zona të largëta. Zonja Begaj falënderoi specialistin e mamografisë, infermierët, përfaqësuesit lokalë dhe aktivistet që u bënë pjesë e këtij aksioni.

Në tri ditët e para, vetëm në Bushat e kryen depistimin 40 gra dhe vajza, ndërsa mamografia do të shkojë përgjatë 10 ditëve në vazhdim në Vaun e Dejës, Vig-Mnellë, Hajmel dhe Temal.

Gjatë qëndrimit në Vaun e Dejës, zonja Begaj mori pjesë edhe në panairin e Krishtlindjeve të “Caritas Doqezan Sapa”, një aktivitet bamirës për fëmijët me aftësi ndryshe. Ajo bisedoi me nënat e tyre, misionarët fetarë dhe vullnetarët e kësaj qendre, të cilët i falëndëroi për vullnetarizmin dhe bashkëpunimin në këtë mision.

Nismës për bamirësi iu bashkua i gjithë komuniteti i zonës. Banorët blenë punimet e veçanta të kryera nga fëmijët me aftësi ndryshe për t’i ndihmuar ata dhe për të zbukuar shtëpitë për festat e Krishtlindjeve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026