Vritet 31-vjeçari në Vlorë, Tauland Gjikaj me rekorde kriminale, i shpëtoi burgut tre herë

3 Mars 2021 | 15:21

Një ngjarje e rëndë u shënua mesditën e së mërkurës në qytetin e Vlorës pranë Gjykatës së Apelit ku ka mbetur i vrarë një 31-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në mes të ditës, ku dëshmitarë okularë kanë treguar se një person i armatosur ka zbritur nga një automjet dhe ka qëlluar mbi viktimën. Ky i fundit është identifikuar si Tauland Gjikaj, person i cili përdorte disa identitete dhe me një të kaluar kriminale brenda dhe jashtë vendit. Në momentin që është qëlluar me armë zjarri, 31-vjecari ka qenë duke ecur në rrugë.

Ende nuk dihen shkaqet e krimit, ndërkohë që policia ka njoftuar se është ndaluar një person me iniciale H.J, 44 vjeç si dhe automjeti që është përdorur në vrasje. në brendësi të tij është gjetur edhe një arme kallashnikov. Po ashtu një tjetër person është shpallur në kërkim, I dyshuar si bashkëpunëtor në vrasje.

Tridhjetenjëvjeçari i ekzekutuar rezulton i përfshirë në një përplasje me armë në Vlorë në shkurt të vitit 2018. Ngjarja e tre viteve më parë ndodhi në lagjen “28 Nëntori”, pranë Kishës Ortodokse në Vlorë.

Në muajin Mars ndaj Gjikës ndryshoi masa e sigurisë nga “arrest me burg” në arrest shtëpie. Edhe pse ishte në arrest shtëpiak ai u kap nga policia e Vlorës pak muaj më vonë, konkretisht në qershor të vitit 2018, duke lëvizur me armë në makinë.

Policia njoftoi se ishte arrestuar Taulant Manaj, një prej mbiemrave që përdorte viktima i atentatit të sotëm. Pas arrestimit në muajin qershor për armëmbajtje pa leje, gjykata e la sërish në arrest shtëpie.

Lexoni gjithashtu:

Ekzekutohet 31-vjeçari në Vlorë, pranga autorit të dyshuar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026