U përfol si trajneri i ardhshëm i Kosovës, 46-vjeçari spanjoll nënshkruan në Rusi
Marrëveshja mes Federatës së Futbollit të Kosovës dhe trajnerit Roberto Moreno nuk është arritur, me këtë të fundit që është emëruar në kampionatin rus. 46-vjeçari kishte zhvilluar një takim me presidentin Agim Ademi në Turqi, ndërsa ishte një ndër kandidatët për stolin e dardanëve. Teksa lajmi qarkulloi me shpejtësi në media, ku kritikat ishin të shumta, duket se spanjolli e ka marrë vendimin e tij.
Ai është emëruar si trajner i skuadrës Sochi në kampionatin rus, ndërsa prezantimi i tij është bërë orët e fundit, teksa është konfirmuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Moreno kishte dy oferta, teksa në garë ishte dhe Adana Demirspor ekip ku aktivizohet Mario Balotelli. Duket se kushtet e ofruara nga Sochi ishin më të favorshme nga skuadrat e tjera, duke bërë që të udhëtojë drejt Rusisë.
Kosova prej javësh është në kërkim të një trajneri për stolin e dardanëve, ndërsa alternativat janë të shumta. Deri më tani nuk ka asgjë zyrtare, vetëm thashetheme të qarkulluara në media, teksa sic duket edhe tekniku i radhës do të jetë i huaj.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania