Sulmi terrorist në Vjenë, familjarët e viktimave kërkojnë dëmshpërblim nga shteti

3 Mars 2021 | 16:17

Katër muaj pas sulmit terrorist në qendër të Vjenës, vazhdon hidhërimi i thellë, por edhe zemërimi. Familjarë të viktimave të terrorit po padisin Republikën Austriake për dëmet – sepse sipas tyre shërbimi sekret austriak kishte bërë gabime të mëdha gjatë hetimit të sulmit. Në intervistën e saj të parë televizive, një studente u shpreh për vdekjen tragjike të babait të saj.

“Ai u përpoq që të fshihej pasi dëgjoi të shtënat. Por në të njëjtën kohë, u përpoq të mbyllte dhe derën. Dhe terroristi pa lëvizjen sepse ishte një derë prej xhami duke e qëlluar menjëherë atë. Dhe babai im vdiq aty”, Wendy, e bija e një prej viktimave.

Avokati i Wendy-t përfaqëson gjithashtu edhe 16 viktima të tjera shtesë, dhe po kërkon vendosjen e një fondi kompensimi 1.5 milion euro.

“Viktimave iu referohen nëpërmjet kanaleve burokratike, ata duhet që të plotësojnë të gjitha llojet e dokumentacionit dhe autoritetet iu kanë dhënë nga 2000 euro. Memorialet nuk janë zbuluar akoma, iniciativa të ndryshme ligjore janë njoftuar. Por ata që po vuajnë realisht nga i gjithë sulmi i tmerrshëm, ata nuk po ndihmohen në mënyrë efektive”, thotw Karl Newole, avokat.

“Nuk ka të bëjë me paratë. Ka të bëjë me shtetin që më në fund të thotë diçka, të bëjë diçka, në vend që të vendosë vetëm një gur memoriali dhe me kaq të përfundojë – duke heshtur deri në vdekje”, shprehet Wendy, e bija e një prej viktimave.

Ministrat përgjegjës të brendshëm dhe të drejtësisë nuk i janë përgjigjur akoma kërkesave të familjeve të 17 familjeve, thotë avokati. Po ashtu Euronews nuk ka marrë ndonjë konfirmim nga qeveria austriake.

Kjo pavarësisht faktit, që komisioni hetimor ka bërë publike disa gabime të bëra nga shteti në luftën kundër terrorizmit. Anëtari i Komisionit Franz Merli jep një shembull:

“Një mbledhje xhihadistësh është vëzhguar në Vjenë gjatë verës, dhe personi i besuar i policisë ishte aty, por faktet nuk u vlerësuan nga askush, dhe është përfshirë si një rrezik i mundshëm shumë vonë”, tha Franz Merli, Komisioni Hetimor për Sulmin Terrorist.

Dy bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete kanë marrë pjesë gjithashtu në atë mbledhje të xhihadistëve dhe tani ata po akuzohen si bashkëpunëtorë në vrasje. Por vetë shërbimi sekret austriak është aktualisht nën inspektim.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm po heton së paku për dy punonjës të shërbimit sekret. Megjithatë, kryetarja e komisionit i quan gabim këto hetime – dhe sipas saj gjithçka është luajtur pas shpinës së këtyre zyrtarëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026