Orban kundërshtoi ndihmën 50 miliardë euro për Ukrainën, reagon BE
Ndërsa sensacionit të samitit evropian i erdhi fundi, kancelari gjerman Olaf Scholz pranoi se ishte ai që bindi kryeministrin hungarez Viktor Orban që të braktiste përkohësisht dhomën e samitit. Kjo u lejoi 26 liderëve të merrnin vendimin historik, deklaroi Scholz, edhe pse kjo sipas tij nuk mund të jetë një zgjidhje universale.
Olaf Scholz, kancelar i Gjermanisë: “Gjërat nuk mund të zgjidhen gjithmonë duke braktisur sallën. Kjo bëhet për raste të veçanta, si për shembull për vendimin që sapo morëm”.
Liderët evropianë Ursula von der Leyen dhe Charles Michel shprehën besimin se do të mund ta arrijnë konsensusin, ose të tejkalojnë kundërshtimin e Viktor Orban në të ardhmen, sidomos sa i takon ndihmës prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën, të cilën ai e bllokoi.
Megjithatë, Michel theksoi se, vendimi për t’i dhënë dritën e gjelbër për integrimin evropian për Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën ishte një “mesazh i fuqishëm politik dhe shprese”.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West