Korça destinacioni numër 1 në fundvit, bashkia evente artistike dhe koncerte
Shqiptarët kanë zgjedhur Korçën si destinacion për të kaluar festat e fundvitit e për këtë arsye Bashkia i është përgjigjur me dy kalendare eventesh.
Pothuajse çdo ditë të Dhjetorit do të ketë shfaqje artistike në teatrin “Andon Zako Çajupi” ndërkohë që koncerte muzikore do të ketë edhe në sheshe të ndryshe të qytetit juglindor.
“Bashkia ka përgatitur një kalendar të pasur aktivitetesh kulturore, dy kalendarë të veçantë. Një për teatrin i cili thuajse çdo ditë ka shfaqje teatrale dhe një kalendar outdoor Në sheshin e Pazarit të Vjetër dhe sheshin e kullës panoramike, ku janë vendosur dy skena. Sekonda 58 do të performojnë në skena emra shumë të njohur të muzikës shqiptare, grupe të muzikës live, dj në mënyrë që vizitorët mos shijojnë vetëm dekorin por e këtë kalendar e gjallërinë deri në 2 Janar”, thotë Benila Themeli, nënkryetarja e bashkisë Korçë.
Event i veçantë në qytetin më të madh të juglindjes së vendit do të jetë dhe ai i ndërrimit të viteve.
“Për momentin e ndërrimit të viteve do të kemi një spektakël fishekzjarrësh dhe dj në qendër të qytetit, do të kemi muzikë dhe jo shumë fishekzjarrë, jo vetëm për banoret po e vizitorët e shumtë të cilët kanë tejmbushur hotelet në këtë dhjetor”, tregon ajo.
Kalendari artistik ka nisur mbrëmjen e së shtunës me koncertin e 21 kitarave në pedonalen e qytetit, ndërkohë që operatorët turistike shprehen se nuk ka me vende akomodimi të lira për netët e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri në Korçë
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni