Ahmeti tregon lëvizjet e babait të Naim Murselit pas varrimit të Liridona Ademajt
Gazetarja Evis Ahmeti ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt dhe qëndrimet që kanë mbajtur familjarët e kësaj të fundit dhe bashkëshortit të saj, i dyshuar si autor i vrasjes Naim Murseli.
Në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania ajo theksoi se ka shkuar në familjen e Ademajt, ku të afërmit kanë treguar se çifti kishte një marrëdhënie të mirë dhe ishin të habitur se si kishte ndodhur ngjarja.
Përsa i përket babait të Naimit, Shaban Murseli, ky i fundit kishte udhëtuar 35 orë për të marrë pjesë në varrim, ndërsa shtoi se familja e Ademajt kanë ikur nga shtëpia e Murselit sapo kanë marrë vesh se Naim Murseli është arrestuar.
“Në varrim nuk kam qëndruar. Pas varrimit shkova sërish te familja Ademaj. Jam futur fillimisht te dhoma e burrave, më pas te ajo e grave të kuptoj pak më shumë. Ata ishin të ta ishin të çuditur, flisnin për një marrëdhënie të lumtur mes Liridonës dhe Naimit. E kishin ndjekur intervistën time me Shabanin, dy orë para varrimit. Kishte udhëtuar 35 orë, kishte ardhur në 7:30. Familja e Liridonës e kishin kuptuar Naim Murselin nga qëndrimi që kishte mbajtur në varrim”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta