Aeronautika mbyll garat për 2023, 40 pjesëmarrës nga Ballkani fluturojnë në Korçë
Federata Shqiptare e Aeronatuikës ka mbyllur për këtë vit kalendarin e fluturimeve, kalendar i cili pothuajse në gjithë garat ka përfshirë edhe garues të huaj.
Gara e fundit është zhvilluar në periferi të qytetit të Korçës, garë e cila ka qenë e preçizionit në zbritje.
Alket Islami, president i federatës shqiptare por dhe ai i Kosovës Avni Kuçi tregojnë se edhe gara e fundit ka përfshirë pilotë nga disa vende të Ballkanit, të cilët kanë treguar preçizion të lartë jo vetëm në zbritje por edhe gjatë fluturimit.
“Gara e preçizionit bëhet në verë e dimër, ne kemi zgjedhur ta bëjmë në dimër gjithmonë meqë dhe temperaturat janë më konstante për ulje. Adrenalina është më e madhe në Moravë, për fat Korça ka kodrat përballë qytetit në Maliq po bëjmë eventin. Janë 40 pjesëmarrës nga Ballkani është nga të fundit gara botërore, e bëjmë në këtë kohë që Shqipëria bën gara në çdo kohë, bëjmë gara e ne dhjetor e kudo”-tha Alket Islami president i federatës shqiptare të Aeronatuikës”-tha ai.
“Me thënë të drejtën kemi pasur reshje dhe nuk e bëmë garën në ditën e caktuar. Sot dite e mire me erë të mirë kushtet e lejojnë garën. Janë të caktuara në bazë të erës sa lejohet të fluturosh, që të quhet garë “- shtoi Avni Kuçi president i federatës Kosovës të Aeronatuikës.
Për rumunen Helena Adamescu është hera e parë që vjen në Korçë, por është ndjerë sikur është në shtëpinë e saj, edhe për faktin se Korça ngjason shumë me Brasov, qytet ku ajo jeton
“Për mua është hera e parë që vij në Korçë. Vij nga Rumania, kam qenë me pare në Vlorë. Me pëlqen Shqipëria këtu bëhen gara shumë të mira. Me pëlqen qyteti sepse duket pak a shumë si qyteti im ku kam lindur në Brasov të Rumanisë. Do rikthehem përsëri”- shtoi Helena Adamescu.
Në garën e fundit të Korçës morën pjesë 40 garues, pjesa më e madhe nga Shqipëria dhe Kosova.
LEXONI GJITHASHTU:
Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)