Interi thellon diferencën me Juventusin, Bolonja ngjitet në vendin e katërt
Transferta e Lazios rezultoi e suksesshme për Interin, teksa ashtu siç pritej nuk pati surpriza. Zikaltrit zhvilluan një tjetër 90 minutësh pozitiv, duke shënuar 2 gola e hipotekuar 3 pikët. Vendësit e nisën mirë sfidën, ndërsa rrezikuan disa herë portën e Sommer, por një gabim në mbrojtje, bëri që të përfitonte Lautaro Martinez, i cili dribloi potierin dhe kaloi në avantazh Interin. Fraksioni i parë u mbyll me avantazhin minimal, ndërsa në të dytën Thuram dyfishoi rezultatin.
Francezi u shërbye mirë në zonë, ndërsa me portën thuajse bosh ndali topin në rrjetë. Me këtë fitore Inter shkon në kuotën e 41 pikëve, 4 më tepër se Juventusi i vendit të dytë. Surpriza e momentit në kampionatin Italian është Bolonja e cila mori një tjetër triumf. Të besuarit e Thiago Mottës ia dolën të mposhtin Romën me rezultatin 2-0. Goli i parë erdhi në minutën e 37’ nga Moro, më pas autogoli i Kristensen dyfishoi avantazhin.
Kjo ishte fitorja e 3-të në 4 përballjet e fundit për Bolonjan e cila e sheh veten në vendin e katërt në tabelë me 28 pikë. Në sfidat e tjera të së dielës, Udinese barazoi me Sassuolon, Fiorentina mposhti Veronën dhe Milani fitoi 3-0 ndaj Monzës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta