Reali dhe “tersi” i penalltive/ Madrilenët s’ kanë shënuar në Champions dhe La Liga

14 Dhjetor 2023 | 17:54

Vendi i dytë në kampionat dhe kualifikimi si kokë në grupi në Ligën e Kampionëve konfirmojnë se Reali i Madridit po kalon një formë pozitive, ndërsa cilësohet ekipi që duhet mundur.

Ekipi i Ancelottit është i pakonkurrueshëm, ku në 16 javë të La Ligas ka vetëm 1 humbje. Krahas formës së jashtëzakonshme, ka dicka që nuk shkon tek kjo skuadër e është pikërisht ekzekutimi i penalltive.

E përkthyer në shifra, madrilenët nuk kanë shënuar asnjëherë nga 11 metra, konkretisht Vini Jr ka humbur penalltinë e parë në miqësoren me Barcelonën. Ndërkohë sa i përket kompeticioneve zyrtare, Rodrygo u ndal nga portieri i Celta Vigo, Joselu shpërdoroi rastin ndaj Osasunës dhe Modric në Ligën e kampionëve ndaj Union Berlin.

Sa i përket kësaj të fundit, të humbur nga mesfushori kroat, bëhet e para penallti e humbur që prej vitit 2014, aty ku Ronaldo gabonte ndaj Ludogorets. Ky është i vetmi shqetësim për Ancelottin dhe Realin e tij, që historikisht ka qenë një skuadër që ekzekutimin e penalltive e ka pasur pikën e fortë. 34 gola janë shënuar prej kësaj skuadre në kampionat, duke u renditur e dyta pas Gironas, ndërsa në Champions 16 të tillë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026