Putin në konferencën e fundvitit, bën zotimin për luftën në Ukrainë
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se paqja në Ukrainë do të vendoset vetëm atëherë kur Rusia të ketë arritur objektivat e saj.
Putin ka mbajtur të enjten konferencën më të madhe për shtyp që nga nisja e pushtimit të Ukrainës në shkurt të 2022-shit.
Elementi kryesor në fjalimin e tij ka qenë sovraniteti rus. “Ekzistenca e vendit tonë pa sovranitet është e pamundur. Vendi thjesht nuk do të ekzistonte”, ka thënë Putin.
Sa i takon objektivave që Rusia kërkon të arrijë në Ukrainë, kreu i Kremlinit ka nënvizuar se ato mbeten: “asgjësimi i regjimit nazist të Ukrainës, shfuqizimi ushtarak i saj dhe rikthimi i statusit neutral”.
Putin ka bërë të ditur se aktualisht Rusia ka në total 617 mijë trupa që po luftojnë në Ukrainë dhe ka shtuar se krahas 300 miijë personave të thirrur në forcat e armatosura, 486 mijë të tjerë kanë hedhur vullnetarisht firmat si ushtarë me pagesë.
Më tej, presidenti rus ka vijuar duke thënë se vendi i tij mund të vazhdojë të ecë përpara pavarësisht sanksioneve ekonomike dhe izolimit të Perëndimit.
Një tjetër pikë e prekur prej tij kanë qenë edhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe BE-në. Ai e ka cilësuar Amerikën si një vend të rëndësishëm, por e ka akuzuar atë për imperializëm. “Shtetet e Bashkuara duhet të respektojnë popujt dhe vendet e tjera. Rusia është gati të riparojë marrëdhëniet kur ato ta bëjnë këtë”, ka shtuar Putin.
Putin e ka mbajtur konferencën për shtyp duke kombinuar linjën e tij direkte telefonike me rusët, me një audiencë të gjerë gazetarësh. Numri i pyetjeve që kanë shkuar në adresë të tij ka kaluar atë të 2 milionëve.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë