Sarajeva, qyteti me ajrin më të ndotur në botë

19 Dhjetor 2023 | 13:43

Kryeqyteti i Bosnje-Hercegovinës, Sarajeva, është në krye të listës së qyteteve me ajrin më të ndotur në botë, sipas të dhënave të platformës AirVisual, e cila mbledh informacione nga stacionet matëse në gjithë botën.

Pas Sarajevës renditet qyteti Lahore në Pakistan, Kolkota në Indi dhe Beogradi i Serbisë.

Sipas kategorive, ajri në Sarajevë është shumë i rrezikshëm, ndërsa në tjerat i pashëndetshëm.

“Ata që vuajnë prej sëmundjeve të zemrës dhe mushkërive, gratë shtatzëna, fëmijët dhe të moshuarit, duhet ta shmangin çdo aktivitet në ambiente të jashtme. Të gjithë të tjerët duhet t’i shmangin qëndrimet e gjata jashtë”, sipas organizatës Ecoakcija, e cila mbledh të dhënat për cilësinë e ajrit në qytetet e Bosnje-Hercegovinës.

Prishtina renditet në vendin e 19-të, ndonëse në orët e paradites ka qenë në vendin e 12-të.

Kjo nënkupton se ajri është i pashëndetshëm për grupet e ndjeshme.

Nga vendet tjera të rajonit, Shkupi është në vendin e tetë dhe Zagrebi në vendin e 13-të.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026