Dëshmia e shefi të regjimit të burgut: Kur e pati takimin e fundit Mjacaj dhe me kë

19 Dhjetor 2023 | 13:21

Shefi i regjimit në burg: Kontrolli i Mjacajt u bë para një muaj, Lleshi rrinte vetëm

Vilson Shima, shef regjimi në burgun e Peqinit ka dhënë dëshminë e tij para autoriteteve.

Ai është shprehur se Mjacaj është futur në një dhomë me Fatmir Petraj, para tre muajsh. Sipas tij, kontrolli i dhomës dhe kontrolli fizik i Sokol Mjacajt është bërë para një muaj e 15 ditësh dhe nuk është gjetur asnjë gjë e kundraligjshme.

Nga ana tjetër shtetasi Arben Lleshi i cili mbeti i vrarë ka qëndruar në një dhomë gjatë gjithë kohës vetëm.

Mes tjerash nënvizoi se Lleshi ishte i evidentuar në listën e personave të përfshirë në konflikt, por jo më shtetasin Sokol Mjacaj.

“Dua të them se në dhomën nr.9 në katin e 2(dytë) sektori nr.1 më parë ka qenë shtetasi Aleksandër Llanaj, i cili ishte i dënuar për vrasjen me burgim të përjetshëm, më parë ka qenë dhe në sistemi 41 biz. Ky shtetas ka pas hasmëri me dy vëllezër që ata ndodhen të dënuar në IEVP Peqin dhe konkretisht në godinën A, ata janë shtetasi Ardjan Hazizi dhe Fatmir Petraj, ky i fundit është liruar para 3 muajsh. Kur është futur shtetasi Sokol Mjacaj në dhomën nr.9 në katin e 2(dytë) sektori nr.1 dhoma ka qenë e pastruar ku aty ka qenë vetëm krevati si skelet, të tjerat janë hequr të gjitha.

Dua të them se kontrolli i dhomës dhe fizik i shtetasit Sokol Mjacaj është bërë rreth para 1(një) muaj e 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh, nga kontrolli nuk është konstatuar asnjë send i kundraligjshëm. Takimi i fundit që ka kryer shtetasi Sokol Mjacaj ka që para rreth 3 (tre) muajsh, dhe më sa më kujtohet takimin e ka kryer me kunatën ose me vëllanë. Dua të them se shtetasi i ndjerë Arben Lleshi ka qenë i akomoduar në katin e par Sektori nr.2, godin nr.B, dhoma nuk më kujtohet, shtetasi Arben Lleshi ka qëndruar në dhomë gjatë gjithë kohës i vetëm. Në lidhje me sa po më pyesni dua të them se sektorët në ajrim dalin të ndarë veç e veç, dhe nuk bashkohen në ambientet e ajrimit dhe ambiente e përbashkëta mbyllen që mos të kenë kontakt apo konflikte. Dua të them se planizimi i grafikut të ajrimit është planizim mujor, i cili përpilohet nga specialist i regjimit, firmoset nga unë dhe shefi i policisë dhe miratohet nga drejtori i burgut. Punonjësit e planizuar në shërbim në ambientin e ajrimit kanë qenë shtetasit Ilir Balla, Indrit Dubali. Nuk kam dijeni që shtetasi i ndjerë të ishte me plan masash, si dhe nuk më është komunikuar ndonjë gjë e tillë verbalisht. Dua të them se shtetasi i ndjerë Arben Lleshi është i evidentuar në listën e personave të përfshirë në konflikt, por jo më shtetasin Sokol Mjacaj”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026