“Kush është vajza që i çonte ushqime në burg Mjacajt”,- drejtori i burgut të Peqinit

19 Dhjetor 2023 | 12:46

Kamber Hoxha drejtor i burgut të Peqinit, që është arrestuar pas vrasjes së Arben Lleshit në burg ka folur para autoriteteve.

Ai tha se nuk e di se si është futur arma në burg, me të cilën Sokol Mjacaj ka bërë vrasjen, duke qenë se kontrollet janë bërë.

Më pas ai ka dëshmuar se ushqimet në burg Mjacajt ja ka sjellë vëllai i tij Paulin Mjacaj, ndërkohë në rastet e tjera ia ka sjellë një shtetase që është prezantuar si kushërira e tij.

Por ai shtoi se kjo shtetase e identifikuar si Ilda Rapo, e cila në një rast nuk është prezantuar si kushërira por si mikeshë.

“Nuk mund ta sqaroj se si ka ndodhur, pasi kontrolli është kryer, por mund të këtë pasur neglizhencë në ndonjë moment të caktuar nga punonjësit e policisë të cilët kanë kryer kontrollin. Kontrolli kryhet kryesisht me dorë duke i kontrolluar një për një sendet dhe me dedektor dore. Nga verifikimet që bëra sot pas ngjarjes, për vitin 2023 ka bërë 5 (pesë) takime dhe i fundit ka qenë në datën 25 gusht 2023. Nga verifikimi për futjen e ushqimeve, nga data 01.09.2023 deri sot ka futur ushqime në datën 01.09.2023, 14.09.2023, 22.09.2023, 03.10.2023 dhe 16.11.2023.

Në datën 01.09.2023, i ka sjellë i vëllai Paulin Mjaca, kurse në rastet e tjera i ka sjellë kushërira e tij me emrin Ilda Rapo. Kjo shtetase në katër raste është prezantuar si kushërirë dhe në datën 16.11.2023 është prezantuar si mikëshë. Personi që sjell ushqimet regjistrohet nepërmjet kartës së identitetit dhe pyetet i burgosuri nëse është dakort që ti pranojë ose jo ushqimet. Për rastin konkret, për periudhën që unë jam në detyrë nuk ka pasur rast të tillë, duke u bazuar në informacionin paraprak që kam marrë. Në dijeninë time për këtë periudhë nuk ka pasur asnjë konflikt”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026