Berisha flet pas mbledhjes së grupit: Të enjten Shqipëria është përpara parlamentit

19 Dhjetor 2023 | 15:14

Nga kryesia e Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha ftoi qytetarët që të marrin pjesë në protestën e të enjtes para parlamentit.

Në një prononcim për media pas përfunimit të mbledhjes me grupin e Gazmend Bardhit, Berisha deklaroi se opozita do të mbrojë vlerat dhe parimet nga një sulm brutal i Edi Ramës.

Berisha deklaroi se grupi i Gazmend Bardhit mbështet protestat e opozitës dhe të enjten do të jenë të bashkuar përpara parlamentit.

“Ne do të mbrojmë vlerat, parimet nga një sulm antikushtetues, brutal i Edi Ramës dhe lakejve të tij. U diskutua gjerësisht mbi qëndrimet që do të mbahen ndaj këtij regjimi dhe ju garantoj se do të jenë vetëm përballje, përballje.

Nuk ka asnjë shans që Edi Rama të konsolidojë këtë regjim antidemokratik, diktatorial, të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Diskutimet ishin të gjera. Të shumta.

Zoti Bardhi do të ju njohë ju me më hollësi për vendimet që u morën, parimet që do të bazohet qëndimi ynë”, tha Berisha.

Pyetje: O sot o kurrë, por deputetët që mbështesin Gazment Bardhi dhe ai vetë nuk ishin në protestën tuaj.

Sali Berisha: A jemi sot apo dje?
Pyetje: A i mbështesin ata protestat?
Sali Berisha: Ditën e enjte Shqipëria është para parlamentit. Të bashkuar absolutisht. Ditën e enjte është para parlamentit, Tirana dhe Shqipëria.
Pyetje: Pas ditës së enjte çfarë do të ndodhë?
Sali Berisha: Betejë pa kthim, betejë pa kthim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026