Këshilli i Mandateve voton me 6 vota pro heqjes së imunitetit të Berishës

18 Dhjetor 2023 | 16:11

Këshilli i Mandateve miratoi dhënien e autorizimit nga Kuvendi për heqjen e Imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij.

Në Këshillin e mandateve u miratua me 6 vota pro dhënia e autorizimit nga Kuvendi për heqjen e imunitetit të Berishës dhe asnjë kundër apo abstenim.

Tani vendimi do të kalojë në seancën e ardhshme plenare në Kuvend, ku duhet të marrë edhe miratimin e mbi 50 % të deputetëve, në mënyrë që t’i hapet rrugë “masës së arrestit” ndaj Berishës nga SPAK.

Kujtojmë se SPAK ka kërkuar masë arresti ndaj Ish-kryeministrit Berisha, pas mosrespektimit nga ana e tij e masave të vendosura më herët që ishin “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes nga vendi”.

Berisha akuzohet për korrupsion në çështjen e privatizimit t ëish-kompleksit Partizani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026