Manipulimet në zgjedhje, avokati Gashi: Pse BE ka dështuar t’i bëjë presion Serbisë

19 Dhjetor 2023 | 16:33

Zgjedhjet në Serbi kanë ngjallur debat në arenën e politikës rajonale, pas rizgjedhjes së presidentit Vuçiç. Në një lidhje live, në Euronews Now, avokati Tom Gashi, e ka komentuar këtë ngjarje si vazhdim të  ngërçit mes Serbisë dhe Kosovës, ku ‘fajtore’ ngelet BE-ja.

Sipas tij, Bashkimi Europian ka dështuar në tentativën për t’a shtyrë shtetin serb që të vendosë paqen me Kosovën.

“Vuçiç do të jetë edhe për një kohë të gjatë ‘alpha’ dhe ‘omega’ e asaj se çfarë po ndodh në Serbi. Ajo që neve na intereson është se Bashkësia Kombëtare ka dështuar tërësisht që të bëjë presion tek ai, që t’a detyrojë atë që fillimisht të normalizojë situatën me shtetin e Kosovës.”-tha ai.

Gjithashtu Gashi tha se BE duhet ta vendosë Serbinë përpara dy zgjedhjeve, të ketë synim unionin, ose të ndjekë aleatin e saj rus. Faktin që nuk po arrihet të vendoset një zgjidhje për konfliktin Serbi-Kosovë, ai e sheh shkakun tek interesat që ndërkombëtarët mund të kenë në Serbi.

“Sigurisht që kemi edhe interesa ekonomike, të amerikanëve dhe të Bashkimit Evropian, që i kanë bërë në Serbi dhe ndoshta janë mëkatet fillestare që janë bërë që në vitin 1999, që t’a lejojë kështu Vuçiç të bëjë çfarë të dojë në një shtet”, tha Gashi.

Për këto 25 vite, sipas avokatit, Serbia është ‘përkëdhelur’ nga ndërkombetarët, duke dështuar në raport me rivendosjen e marrdhënieve normale mes dy shteteve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026