Mbi 35 mijë raste aktive me Covid-19, qeveria asnjë masë për votimin

4 Mars 2021 | 15:13

Në 25 prill shqiptarët do i drejtohen kutive të votimit, por në kushte si asnjëherë më parë, me pandeminë Covid-19 që është në kulmin e saj.

Aktualisht janë 35,742 të prekur me Covid-19 dhe trendi nuk duket zbritës, pasi prej disa javësh tashmë rastet ditore janë rreth 1000. Numri është i konsiderueshëm dhe nëse do të llogaritej me numrin e votave të nevojshme për të nxjerrë një deputet, këto shifra do të ndikonin në 3 mandate.

Por edhe pse numri i të prekurve me covid është i lartë dhe me gjasë do të jetë i tillë edhe në 25 prill, nga KQZ dhe qeveria nuk është marrë asnjë masë për t’u mundësuar votimin këtyre qytetarëve, qoftë në spitale, apo në shtëpitë e tyre ku do jenë duke kryer karantinën.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i pyetur nga Euronews Albania gjatë një konference për mediat deklaroi se KQZ nuk mundet dot të bëjë asgjë për të mundësuar votën për personat me covid, pasi është i nevojshëm një vendim i qeverisë, apo ndryshime ligjore që duhet të kalojnë më parë në Parlament.

“Në thelb kjo është një çështje që është jashtë KQZ në kuptimin e rregullit, që duhet të miratohet dhe të ndiqet”, tha Celibashi.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama ka deklaruar se nuk do të jetë e mundur që personat me Covid të votojnë në 25 prill, dhe sipas tij, një gjë e tillë ka ndodhur edhe në vende të tjera që kanë pasur procese zgjedhore gjatë pandemisë.

“Të njëjtën gjë që kanë bërë vendet e tjera. Për ata që janë të testuar pozitivë dhe nuk janë negativizuar nuk bëhet fjalë fare, duhet të qëndrojnë në shtëpi. Ata normalisht duhet të vetëkarantinohen dhe nuk bëhet fjalë. Është i vërtetë shqetësimi dhe kjo është ajo që kanë bërë edhe vendet e tjera, se ka pasur një sërë zgjedhjesh në vende të tjera në kohë pandemia dhe kështu është vepruar”, theksoi kryeministri Rama.

Kreu i qeverisë nuk i përmendi vendet të cilave i referohej, por tre shtetet e rajonit që kanë pasur zgjedhje në kushtet e pandemisë, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë, votimi për personat me Covid-19 është mundësuar, duke iu shkuar me kutinë e votimit në banesa apo në spitale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026