Pse u transferuan “Vipa-t” nga burgu i Durrësit? Gazetarja zbulon çfarë po ndodh
Të burgosurit “VIP” të cilët ishin vendosur në burgun e Durrësit u transferuan këtë të martë në burgun e Fierit.
Bëhet fjalë për: Alqi Bllako, ish- kryetari i Bashkisë së Lushnjës Fatos Tushe, ish-kryetari i bashkisë së Bulqizës Lefter Alla, ish-kryetari i bashkisë Kukës Safet Gjici, kryetari i zgjedhur i bashkisë Himrë Alfred Beleri, ish-prokurori Xhevahir Lita si dhe ish-drejtori i forcave Operacionale Oltion Bistri.
Korrespondentja e Euronews Albania, Kloida Gjuzi zbuloi në një lidhje direkte për “Now me Erla Mëhillin”, arsyet e këtij tranferimi.
“Kemi të bëjmë me një zhvendosje për shkak të trajtimit preferencial të të burgosurve “VIP”, burime të miat më kanë konfirmua se këta të burgosur kishin gjithçka tjetër veç lirisë. Ata kishin një palestër brenda një burgu, kishin ushqimin që kërkonin. Kishin njerëzit e tyre.
Ma kanë konfirmuar burime të miat brenda burgut. ka të bëjë edhe me mënyrën se si këta trajtoheshin brenda ambienteve të burgut të Durrësit, ata kishin të gjitha kushtet.
Burgu i Durrësit i ka me rregullore të shkruar se për çdo të burgosur lejohen vetëm tre vizita në javë, ndërsa për këta të burgosur futen e dalin qindra vizitorë gjatë javës dhe me dhjetëra gjatë ditës. Duke marrë parasysh situatën kaotike në burgun e Durrësit u mor edhe vendimi për tranferimin e këtyre të burgosurve”,-tha korrespondentja Kloida Gjuzi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta