Si u arrestua në tribunën VIP të “Air Albania” Shefi i Krimeve, akuzat për Breçanin
Euronews Albania ka mësuar detaje nga operacioni i SPAK që çoi në lëshimin e 11 urdhër-arresteve për personazhe të njohur të botës së krimit si dhe funksionarë dhe ish-zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit.
Mes të arrestuarve është edhe Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni.
Gjoni mësohet se u arrestua në tribunën Vip të stadiumit “Air Albania” në prag të nisjes së ndeshjes Shqipëri-Ishujt Faroe.
“Oficeri i policisë Dedan Gjoni u arrestua në stadiumin “Air Albania”, pasi ishte i planëzuar me shërbim pranë mjediseve të stadiumit dhe konkretisht në tribunën VIP, ku agjentë të Forcave Operacionale së bashku me agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit shkuan për t’i vendosur prangat”, bëri me dije gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati.
Ferhati theksoi gjithashtu se tha se në kuadër të operacionit është arrestuar ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe është shpallur në kërkim djali i tij Eralbi Breçani, të cilët akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash.
“Edhe për zotin Breçani ka një masë “Arrest me burg”, por ndaj tij nuk ka akuzë për “Trafik droge” apo “Sigurim të kushteve për vrasje”, ndaj tij rëndon “Akuza e përkrahjes së autorëve të krimit” dhe “Pastrim parash”, tha Ferhati.

Një ndër punonjësit e policisë që është shoqëruar është edhe Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit.
Në kërkim në kuadër të këtij operacioni është edhe biznesmeni Ervin Mata, një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes që ka patur me, Ervis Martinaj.
Të arrestuar
- Erzen Breçani, ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës
- Dedan Gjoni, Shef seksioni per hetimin e Krimeve në Komisariatin numër 6
- Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit
- Bujar Germizi, emër i njohur i botës së krimit në Kukës
Në kërkim (Nuk ndodhen në Shqipëri)
- Besmir Mustafi
- Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit
- Ervin Mata
- Besmir Murati
- Artan Sulejmani
- Albert Prenga
- Bajram Gerbova
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë